Manchester Unitedi po insiston në transferimin e sulmuesit të krahut, Dejan Kulusevskit që është pjesë e Juventusit.
Mediumet e huaja kanë raportuar të shtunën se Unitedi po bën të pamundurën për t’i siguruar shërbimet e Kulusevskit.
Madje, për ta bindur Juventusin në lirimin e tij, Unitedi është i gatshëm ta përfshijë mesfushorin Paul Pogba, i cili pëlqehet nga Juventusi.
Manchester Unitedi ka ofruar shkëmbimin e Pogbas me Kulusevskin, i cili pëlqehet shumë nga trajneri Ole Gunnar Solskjaer që e sheh si përforcim të duhur për repartin e sulmit sezonin tjetër.
Pogba ka kontratë me Unitedin deri vitin tjetër kurse më herët ka kërkuar largimin nga “Old Traffordi”.
Edhe
Zirkzee pajtohet për largim nga Manchester Unitedi
Ndërsa, Kulusevski iu bashkua vitin e shkuar Juventusit nga Parma për 40 milionë euro dhe ka kontratë me “Zonjën e Vjetër” deri në vitin 2025.
20-vjeçari këtë sezon ka shënuar pesë gola dhe ka bërë katër asistime në 37 paraqitje në të gjitha garat me Juventusin.