Manchester Unitedi ka kontaktuar skuadrën e Torinos për qendërmbrojtësin Gleison Bremer. Bëhet e ditur se Unitedi së shpejti do t’i bëjë ofertë zyrtare ekipit italian për transferimin e brazilianit, i cili këtë edicion është ndër mbrojtësit më të vlerësuar në Serie A.
Për kartonin e Bremerit, ekipi anglez pritet të ofrojë rreth 30 milionë euro për ta mposhtur konkurrencën e fortë të Interit, Juventusit, Bayernit e Chelseat, skuadra që gjithashtu janë të interesuara për 24-vjeçarin.
Bremer ka kontratë me Torinon deri në vitin 2024 kurse këtë edicion në Serie A ka 25 paraqitje, ku ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim.