Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi në garë për Laimerin

Pas Bayernit edhe Manchester Unitedi është futur në garë për mesfushorin austriak Konrad Laimer, raportoi “Sky Sports” të hënën.

Bëhet e ditur se Unitedi po përgatit një ofertë prej 30 milionë eurosh për transferimin e Laimerit, i cili ka kontratë me Leipzigun deri në vitin e ardhshëm.

24-vjeçari këtë edicion ishte ndër mesfushorët më të dalluar defansivë në Premier League dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të njohura evropiane.

Ai ka shënuar pesë gola dhe ka bërë gjashtë asistime në të gjitha garat për Leipzigun, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2017 nga Salzburgu.

Krahas Bayernit e Unitedit, interesim për reprezentuesin e Austrisë kanë shfaqur edhe Tottenhami, Borussia Dortmundi e Liverpooli.