Manchester Unitedi është i interesuar në transferimin e Kingsley Comanit të Bayern Munichut dhe kanë biseduar për mundësinë që francezi t’i bashkohet gjigantit anglez.
Synim kryesor i Unitedit mbetet sulmuesi i Borussia Dortmundit, 20-vjeçari Jadon Sancho. Sancho është më i kërkuari nga “Djajtë e Kuq”, por edhe anglezi edhe francezi, janë përcjellë vazhdimisht nga zyrtarët e ekipit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë rastin e Sanchos, çdo negociatë me Dortmundin nuk pritet të jetë e lehtë për shkak të çështjes financiare, që koronavirusi e ka goditur thuajse çdo klub në botë.
Trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka thënë më herët se ekipi i tij, që ndeshjen finale të rëndësishme për pozitën që dërgon në “Champions” e luan kundër Leicesterit të dielën, ka nevojë për dy ose tre lojtarë të njohur botërorë, në mënyrë që të luftojë për të triumfuar në kampionat.