Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi ndjek nga afër Kumbullën

Mbrojtësi i Hellas Verona-s, Marash Kumbulla, është ndjekur rregullisht nga afër nga menaxherët e Manchester Unitedit.

Paraqitjet e mbrojtësit shqiptar në Serie A, kanë rënë në sy të skuadrave të njohura evropiane, transmeton KTV.

Sipas mediave italiane, në ndeshjen e fundit ndaj Milanit, për të përcjellë nga afër Kumbullën, ishin edhe menaxherët e Manchester Unitedit.

Për mbrojtësin, interesim ka shprehur edhe Napoli, që thuhet se ka arritur marrëveshje me klubin e Veronas për lojtarin.

Verona kërkon rreth 30 milionë euro për ta lënë të lirë mbrojtësin.

Artikuj të ngjashëm