Manchester Unitedi ka fituar në ndeshjen e fundit të elitës së futbollit anglez të dielën.
Ndeshja e xhiros së 38-të ndërmjet Manchester Unitedit dhe Fulhamit u mbyll 2:1. Kenny Tete në minutën e 19-të shënoi për epërsinë e mysafirëve, kurse serbi Aleksandar Mitroviq e humbi penalltinë në minutën e 25-të.
Jadon Sancho në minutën e 39-të barazoi rezultatin, kurse Bruno Fernandes vulosi fitoren e vendësve në minutën e 55-të.
Unitedi e mbyll kampionatin në vendin e tretë me 75 pikë. Fulhami në vendin e 10-të grumbulloi 52 pikë.
Artikuj të ngjashëm