Manchester United ka vazhduar serinë pa humbje për të marrë pozitën e katërt në Premier Ligë me fitoren e lehtë ndaj Fulhami me rezultat 3 me 0.
Unitedi që vinte nga fitorja e javës së kaluar ndaj Leicester Cityt, kaloi në epërsi me golin e Paul Pogbas në minutën e 14.
Francezi tjetër, Anthony Martial realizoi në minutën e 23-të pas asistimit të Phil Jonesit.
Serinë e golave e mbylli Pogba që realizoi nga penaltia në minutën e 65-të.
Me këtë fitore Unitedi merr pozitën e katërt, e cila i rrezikohet nëse Chelsea mposht Manchester Cityn si mysafir në derbin e kësaj jave. Unitedi ka 51 pikë, një më shumë se Chelsea në pozitën e pestë.