Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi me mungesa të mëdha ndaj Chelseat

Manchester Unitedi do të ketë mungesa të mëdha për ndeshjen kampionale ndaj Chelseat, që luhet të enjten mbrëma në “Old Trafford”.

Trajneri i Unitedit, Ralf Rangnick, ka konfirmuar mungesën e mbrojtësit Harry Maguire dhe mesfushorëve Jadon Sancho e Fred.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka thënë se ata janë të lënduar dhe nuk do të mund ta ndihmojnë ekipin. Unitedi në këtë duel me Chelsean futet pas dy humbjeve rresht që i pësoi në Kampionat nga Liverpooli e Arsenali dhe aktualisht është i gjashtë në tabelë me 54 pikë të mbledhura.

“Kemi mungesa të shumta për shkak të lëndimeve dhe nuk do të jetë aspak lehtë”, ka thënë Rangnick, i cili ka kujtuar se Unitedit tashmë i mungojnë edhe Paul Pogba, Luke Shaw e Edinson Cavani.