Manchester Unitedi po vazhdon të ketë probleme me lëndimet e futbollistëve.
Trajneri Ralf Ragnick ka bërë të ditur se për takimin e së shtunës ndaj Norwichit nuk do të mund të llogarisë në pesë futbollistë shkaku i lëndimeve.
Luke Shaw, Fred, Scott McTominay, Raphael Varane dhe Edinson Cavani nuk do të janë në gjendje të ndihmojnë ekipin në këtë përballje.
“Luke Shaw do të ketë një intervenim dhe nuk do të rikthehet deri në fund të këtij edicioni. Përveç Shaw, do të mungojnë edhe Fred Scott McTominay, Raphael Varane dhe Edinson Cavani”, deklaroi Rangnick.
Trajneri gjerman e ka pranuar se humbja e kaq shumë lojtarëve për shkak të lëndimeve qëkur mposhti West Hamin me golin e Marcus Rashfordit në janar, e ka goditur rëndë ekipin e tij.