Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi lufton për ta bindur Nkunkun

Manchester Unitedi është duke luftuar për ta bindur yllin e Leipzigut, Christopher Nkunkun, që t’i bashkohet skuadrës në verë, edhe nëse skuadra nuk kualifikohet në Ligën e Kampionëve, ka shkruar të mërkurën gazeta gjermane “Bild”.

Skuadrat e interesuara për të janë gati që t’i shpenzojnë rreth 54 milionë funte, i cili po kalon formë të shkëlqyer në Bundesligë.

Unitedi është duke synuar ta rindërtojë skuadrën nën drejtimin e trajnerit të ri, që me shumë gjasë pritet të jetë Erik ten Hag.

Në 44 paraqitje në këtë edicion Nkunku ka shënuar 30 gola dhe 19 asistime.