Te Manchester Unitedi po synojnë me çdo kusht transferimin e një sulmuesi deri në fund të këtij afati kalimtar.
Së fundmi, ekipi anglez ka shprehur interesim për Joao Felixin e Atletico Madridit, ka njoftuar të mërkurën “Marca”.
Bëhet e ditur se krerët e Unitedit tashmë kanë kontaktuar me ekipin spanjoll për portugezin 22-vjeçar.
Për ta bindur Atleticon në lirimin e Felixit, Unitedi është i gatshëm të ofrojë rreth 80 milionë euro.
Felix në ndeshjen e parë të këtij sezoni në La Liga ka bërë tri asistime. Ai ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2026.