Drejtuesit e Manchester Unitedit kanë shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit të Lyonit, Moussa Dembele përcjellë të martën tabloidi anglez "The Sun".
Te Manchesteri janë të gatshëm të paguajnë 40 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e sulmuesit 22-vjeçar në fund të këtij edicioni.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDembele te Manchesteri shihet si zëvendësim për belgun Romelu Lukaku, i cili ka paralajmëruar largimin nga "Old Traffordi" gjatë kësaj vere.
Dembele para fillimit të këtij edicioni iu bashkua Lyonit nga Celticu për 22 milionë euro dhe me ekipin francez ka kontratë deri në vitin 2023.
Ai këtë edicion ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar pesë herë në 27 ndeshje në Ligue 1. Dembele karrierë ka bërë edhe te skuadra e Fulhamit dhe ka luajtur për gjeneratat e reja të Francës.