Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi kontakton Comanin

Manchester Unitedi ka nisur kontaktet me përfaqësuesit e sulmuesit të krahut, francezit Kingsley Koman, ka njoftuar “Bild” të mërkurën. Coman ka refuzuar kontratën e re te Bayerni pasi po kërkon pagë më të lartë dhe është i gatshëm të largohet nga bavarezët në fund të sezonit.

Te Unitedi, janë të gatshëm t’i plotësojnë kërkesat e Comanit, të cilit tashmë i kanë ofruar pagë vjetore mbi 12 milionë euro për ta bindur që të transferohet në “Old Trafford”. Coman 24-vjeçar ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2023 dhe është njëri prej lojtarëve kryesor të ekipit në vitet e fundit. Ai këtë edicion ka realizuar shtatë gola dhe ka asistuar 13 herë në 38 paraqitje. Coman iu bashkua Bayernit në vitin 2015 nga Juventusi kurse karrierë ka bërë edhe te Paris Saint-Germaini.

Artikuj të ngjashëm