Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi konsideron transferimin e Varanes

Manchester Unitedi synon ta transferojë yllin e Real Madridit, Raphael Varane, raporton Mirror.

Sipas këtyre raportimeve thuhet se ‘Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të paguajnë 57 milionë euro për ta pasur në radhët e veta mbrojtësin francez, transmeton Koha.net.

Në listën e ngushtë të Mourinhos janë edhe Toby Alderweireld i Tottenhamit, dhe Samuel Umtiti i Barcelonës për afatin kalimtar të verës.