Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi kërkon Vidalin

Foto: Reuters

Manchester Unitedi po kërkon transferimin e mesfushorit kilian të Barcelonës, Arturo Vidal.

Krerët e Unitedit janë duke biseduar me agjentin e Vidalit për një transferim të mundshëm në afatin kalimtar të janarit, transmeton Koha Ditore.

Mirëpo, Vidal vet po preferon një kalim tek Interi, siç ka bërë të ditur “FC Inter News” të dielën.

Vet trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka lënë të kuptohet se Vidal pritet të largohet në janar. Ai ka pasur të vështirë të sigurojë minutazhë te Barcelona që nga ardhja e Frenkie de Jongut në verë të këtij viti.

Vidal ka luajtur nëntë ndeshje këtë stinor në La Liga e ka shënuar katër gola. Po ashtu ka edhe katër ndeshje në Ligën e Kampionëve dhe ka një asistim. Mirëpo, në pjesën e madhe të ndeshjeve ai ka qenë rezervist.