Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi kërkon 20 milionë euro për Smallingun

Skuadra e Manchester Unitedit po kërkon 20 milionë euro për kartonin e qendërmbrojtësit Chris Smalling, i cili para fillimit të këtij edicioni u huazua për një vit te Roma.

Lajmi është bërë i ditur të enjten nga e përditshmja “Gazzetta dello Sport”. Smalling ka bindur drejtuesit e Romës me paraqitjet e tij dhe ekipi italian tashmë ka kërkuar të shfrytëzojë të drejtën e blerjes së kartonit të tij, por ekipi anglez po kërkon 20 milionë euro.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Te Roma janë të gatshëm të paguajnë 15 milionë euro për mbrojtësin që ka kontratë me Manchesterin deri në vitin 2022.

Smalling këtë edicion ka regjistruar gjashtë paraqitje në Serie A dhe ka shënuar një gol.