Mbrojtësi i krahut, Alex Telles pritet të largohet nga Manchester Unitedi gjatë këtij muaji.
Te ekipi anglez nuk llogaritin më në Tellesin, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ralf Rangnick.
Për kartonin e Tellesit, skuadra angleze po kërkon 15 milionë euro dëmshpërblim.
Telles po kërkohet nga shumë skuadra të Evropës, përfshirë Barcelonën dhe Interin.
Braziliani 29-vjeçar iu bashkua Unitedit në vitin 2020 dhe ka kontratë deri në vitin 2024 me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Këtë sezon, Telles ka një gol dhe një asistim në 12 ndeshje.