Sport

Unitedi ka 17 lojtarë të pakënaqur

Plot 17 lojtarë janë të pakënaqur me statusin e tyre te Manchester United, raporton të enjten ‘Dauly Mail”.

Paul Pogba, Edinson Cavani, Jesse Lingard, Dean Henderson dhe Donny van de Beek janë ndër lojtarët që shpejtë mund të largohen nga “Old Trafford”.

Ka edhe futbollistë tjerë që po shohin mundësitë e tyre për të lëvizur në ndonjë klub tjetër evropian. Ditë më parë ishte raportuar se i pakënaqur është edhe ylli portugez, Cristiano Ronaldo.