Manchester United raportohet se është i hapur për ofertat që vijnë për Adnan Januzajn.
22-vjeçari iu bashkua Unitedit në vitin 2011 dhe, pasi kaloi dy vjet në ekipin e të rinjve në Old Trafford, debutoi për ekipin e parë në sezonin 2013-14.
Januzaj kishte shkëlqyer sezonin e parë, por më pas ngeci duke detyruar trajnerin Jose Mourinho ta huazonte te Sunderlandi verën e shkuar.
Në 25 ndeshje të zhvilluara për Sunderlandin, Januzaj nuk ka arritur të shënojë asnjë gol në Premier Ligë dhe tani Mourinho ka vendosur ta vë atë në shitje, raporton “ESPN”, transmeton Koha.net.
Sipas raportimit, Januzaj që ka kontratë deri në verën e vitit 2018, vlerësohet mes 8 dhe 12 milionë funte.