Manchester Unitedi raportohet se i ka bërë ofertën e fundit për kontratë të re mesfushorit Juan Mata, me futbollistin e vendosur të qëndrojë në Old Trafford.
Mesfushori është në dy muajt e fundit të kontratës aktuale dhe së fundmi është lidhur me një largim drejt Barcelonës.
Raportohet se lojtarit i është ofruar zgjatje për një vit, me opsion për një tjetër shtesë. “Djajtë e Kuq” shpresojnë që të bindin 31-vjeçarin me këtë ofertë raporton “Manchester Evening News”.
Artikuj të ngjashëm