Pasi Dortmundi konfirmoi se Jadon Sancho nuk do të shitet, Manchester Unitedi ka kthyer sytë kah lojtarë të tjerë, përfshirë këtu edhe yllin e Fiorentinës, Federico Chiesa, raportojnë mediat italiane.
Raportohet gjithashtu se në radarin e “Djajve të Kuq” është edhe Douglas Costa i Juventusit, transmeton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, Sancho ishte synimi kryesor i Unitedit. Megjithatë, drejtori i Dortmundit, Michael Zorc e bëri të qartë pozicionin klubit gjerman për anglezin e talentuar.
“Planifikojmë ta kemi në ekipin tonë Sanchon këtë sezon, vendimi është përfundimtar. Mendoj se kjo u jep përgjigje të gjitha pyetjeve tona. Verën e kaluar përputhëm pagën e Sanchos me zhvillimin e performancave të tij. Në këtë kontekst, ne i kemi vazhduar kontratën deri në vitin 2023”, ka thënë Zorc.
Kjo nënkupton se Unitedi duhet të shikojë opsionet e tjera.
Fiorentina për shërbimet e Chiesas kërkon shumën 60-70 milionë euro.
Kjo shifër duket se është e përballueshme nga Unitedit, kur dihet se për Sanchon klubi gjerman kërkonte rreth 100 milionë euro.