Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi heq dorë nga Icardi e Nainggolani

Manchester United ka hequr dorë nga transferimi i Radja Nainggolan ose Mario Icardit nga klubi italian Inter.

Në anën tjetër, gjiganti italian është i interesuar për sulmuesin e Belgjikës, Romelu Lukaku, transmeton kp.

Më herët ka pasur bisedime mes skuadrave të cilët dëshironin një ndërrim mes Lukakut dhe Icardit ose Nainggolanit, por tashmë United ka hequr dorë nga ky transferim.

Edhe vet belgu, Romelu Lukaku ka pranuar të transferohet në Inter sepse ai nuk po shihet si zgjedhja e parë e trajnerit të United, Ole Gunnar Solskjaer.

Çmimi i “Djajve të Kuq” për belgun është i lartë për ekipin italian.

“Djajtë e Kuq”, kanë kërkuar rreth 80 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm