Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi fiton ndaj Burnleyt, shkëlqen Lukaku

Pas dy humbjeve radhazi në Premier Ligë skuadra e Jose Mourinhos ka arritur të gjejë rrugën e fitores.

Manchester Unitedi ka shënuar fitore prej 0-2 në udhëtim te Burnley, transmeton Koha.net.

Të dy golat i shënoi sulmuesi belg Romelu Lukaku, në minutat 27 dhe 44.

Në minutën e 69 Pogba ishte i pasaktë nga penaltia. E në minutën e 71 Unitedi mbeti me një lojtar më pak në fushë kur Rashfordi u ndëshkua me të kuq.