Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi fiton derbin ndaj Arsenalit

Manchester Unitedi ka shënuar fitore dramatike kundër Arsenalit me rezultat 2:1, në kuadër të javës 36 të Premier Ligës.

Vendësit erdhën të parët në epërsi me golin e francezit Pogba në minutën 16, por mysafirët barazuan në pjesën e dytë përmes Mkhitarytan në minutën 51.

Kur të gjithë prisnin që takimi të përfundojë pa fitues, ishte Fellaini ai që i siguroi Manchester United tri pikë të vlefshme në minutën 90, transmeton KP.

United me këtë fitore siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, derisa Arsenal mbetet i gjashti në tabelë me 57 pikë.

Artikuj të ngjashëm