Skuadrat nga Premier League, Manchester Unitedi dhe Tottenhami janë në garë për shërbimet e mesfushorit të Interit, kroatit Marcelo Brozoviq. Bëhet e ditur se si Unitedi ashtu edhe Tottenhami, tashmë kanë kontaktuar me agjentin e Brozoviqit, i cili në fund të këtij sezoni do të jetë futbollist i lirë pasi i skadon kontrata me Interin.
Mesfushori 28-vjeçar ka refuzuar rinovimin e kontratës me ekipin italian pasi nuk është i kënaqur me kushtet e reja. Ai po kërkon pagë vjetore prej pesë milionë eurosh kurse aktualisht te Interi merr 2.5 milionë euro në vit.
Brozoviq është pjesë e Interit prej vitit 2016 kurse këtë sezon ka një asistim në nëntë ndeshje të luajtura në të gjitha garat.