Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi do të transferojë Ighalon

Foto: Reuters

Manchester Unitedi ka vendosur të shfrytëzojë opsionin për të realizuar transferimin e plotë të sulmuesit nigerian Odion Ighalo nga klubi kinez Shanghai Shenhua, njofton “Daily Mail” të martën, transmeton Koha.net.

Ighalo është huazuar në janar nga klubi kinez dhe marrëveshja e huazimit atij i skadon më 31 maj. Por, krerët e Unitedit po synojnë të paguajnë 16.5 milionë euro për transferimin e plotë të sulmuesit 30-vjeçar.

Ighalo në tetë ndeshje në të gjitha garat këtë stinor ka realizuar katër gola dhe asistuar një tjetër.