Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi dënohet shkaku i tifozëve

Manchester Unitedi është dënuar me 10 mijë euro pasi tifozët e skuadrës gjuajtën objekte të ndryshme në drejtim të trajnerit të Atletico Madridit, Diego Simeones, në humbjen e fundit në Ligën e Kampionëve.

Simeone ishte cak i këtyre objekteve në momentin kur po hynte në tunel, pas disfatës që Unitedi e pësoi në “Old Trafford”, 1:0.

Skuadra e drejtuar nga Ralf Rangnick u eliminua nga Liga e Kampionëve me rezultatin e përgjithshëm, 2:1.

Rangersi është dënuar me 38 mijë e 900 funte, kurse Liverpooli u dënua nga UEFA me 8420 funte.

Rangersi në total duhet të paguajë 46 mijë e 250 euro pasi tifozët hodhën edhe fishekzjarrë më 7 prill, në humbjen në Ligën e Evropës nga Braga.

Liverpooli është dënuar me 10 mijë euro për shkak të vonesave në fitoren 3:1 në Benfica më 5 prill, ndërsa trajnerit Juergen Klopp i është tërhequr vërejtja