Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi “blindon” Youngun

Mbrojtësit anglez, Ashley Young, pas paraqitjeve fantastike me Manchester Unitedin, pritet t’i ofrohet kontratë e re.

Trajneri portugez, Jose Mourinho, ka bërë të ditur se dëshiron ta mbajë Youngun edhe për shumë vite te “Djajtë e Kuq”.

32-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës së tij me Unitedin.

Drejtuesit e klubit anglez pritet t’i ofrojnë kontratë dyvjeçare anglezit, që do ta mbajë atë në Manchester deri në vitin 2020.