Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi befasohet në shtëpi

Manchester Unitedi është shokuar të shtunën në Premier League. Skuadra e Erik ten Haagut u mposht 2:1 në shtëpi nga Fulhami në xhiron e 26-të të sezonit.

Londinezët kaluan në epërsi fillimisht në minutën e 65-të përmes Calvin Basseyt. Vendasit barazuan gjithçka në minutën e 89-të përmes Harry Maguiret. Në kohën kur pritej që “Djajtë e kuq” të përmbysnin rezultatin në fund, në skenë doli Alex Iwobi për të shuar çdo ëndërr. Ai shënoi në minutën e shtatë shtesë për fitoren e Fulhamit.

Humbja vjen pas një forme të mirë të rezultateve nga Unitedi që është i gjashti në tabelë me 44 pikë të tubuara.

Fulhami është i 12-i me 32 pikë.

Artikuj të ngjashëm