Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

United pa Rooneyn ndaj Saint-Etiennet

Manchester United ka konfirmuar se ylli i skuadrës Wayne Rooney do të mungojë në ndeshjen ndaj Saint-Etiennet në Ligën e Evropës.

Pritej që futbollisti të mungonte për ndeshjen e fundjavës ndaj Southamptonit në finale të EFL Cup, për shkak të operimit të një dhëmbi, por ai kishte ushtruar me bashkëlojtarët gjatë kësaj jave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Megjithatë, pak para nisjes drejt Francës, Unitedi ka publikuar listën e skuadrës prej 20 futbollistëve dhe Rooney dhe Ander Herrera që është i suspenduar mungojnë.

Rooney nuk është paraqitur për Unitedin që nga 1 shkurti, ndërsa raportohet se mund të kalojë në Kinë gjatë verës.

“Djajtë e Kuq” kanë fituar 3 me 0 në ndeshjen e parë ndaj francezëve.