Manchester United si duket nuk do të ndalet me interesimin e lojtarëve të ndryshëm gjatë merkatos verore.
Raportohet se United ka rritur interesimin për mbrojtësin e majtë të Juventusit Alex Sandro dhe qendërmbrojtësin Samuel Umtiti të Barcelonës.
Jose Mourinho po planifikon një rregullim të madh në repartin mbrojtës gjatë verës dhe beson se mungesa e opsioneve mbrojtëse e ka penalizuar atë gjatë këtij sezoni duke e lënë jashtë garës për titull dhe jashtë Champions League, transmeton ksp.
Portugezi shpreson që këtë vit të nënshkruajë me brazilianin 27-vjeçar nga Juventusi dhe 24-vjeçarin francez nga Barcelona të cilët nuk janë në plane të skuadrave aktuale të tyre për vitin e ardhshëm
Artikuj të ngjashëm