Alex Kral do t’i bashkohet Union Berlinit për edicionin e ardhshëm, ka njoftuar të premten skuadra e Bundesligës gjermane.
Kral ishte i huazuar te Schalke nga Spartaku i Moskës për edicionin që përfundoi.
FIFA ka lejuar që lojtarët e huaj që janë pjesë e ekipeve të Rusisë të transferohen në ndonjë skuadër tjetër jashtë vendit, pavarësisht a kanë kontrata apo jo.
Dhe Kral ka vendosur të mbetet në Gjermani.
“Me Alex Kralin, lojtarin e rregullt të Republikës së Çekisë në radhët tona, do ta vazhdojmë lojën intensive për shkak të stilit të tij, aftësive teknike dhe mentalitetit që ai ka”, ka thënë drejtori menaxhues në Union Berlin, Oliver Ruhnert.
Kral 25-vjeçar është mesfushor defanziv dhe ka 35 paraqitje për Çekinë.