Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Union Berlini mposht Leipzigun, ngrihet në vend të dytë

Union Berlini ka shënuar fitore në shtëpi të shtunën mbrëma ndaj RB Leipzigut, duke u ngritur kështu në pozitën e dytë në Bundesligë.

Ndeshja e xhiros së tretë të Bundesligës përfundoi me fitore 2:1 të skuadrës nga Berlini.

Jordan Pefok (32’) dhe Sheraldo Becker (38’) shënuan për Unionin, ndërsa Willy Orban (83’) ka realizuar për Leipzigun.

Pas tri xhirove Unioni zë vendin e dytë me 7 pikë, sa i ka edhe Borussia Monchengladbachu që kryeson. Leipzigu zë vendin e 11-të me dy pikë.

https://www.reddit.com/r/soccer/comments/wtc2r3/union_berlin_10_leipzig_siebatcheu/?utm_source=share&utm_medium=web2x&context=3

 

Artikuj të ngjashëm