Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ultrasit e PSG-së bojkotojnë ndeshjet

Një grup i tifozëve ultras të Paris Saint-Germainit kanë thënë se do t’i bojkotojnë ndeshjet e klubit, pas protestave që i patën për Lionel Messin dhe Neymarin.

Ata kanë thënë se mjafton me atë që kanë parë deri tani, dhe kanë shtuar se nuk do t’i përcjellin nga afër ndeshjet e skuadrave të meshkujve apo femrave.

PSG-ja ka pasur sezon dëshpërues, pasi është eliminuar nga Liga e Kampionëve e Kupa e Francës, por është afër që të triumfojë sërish në ligë.

PSG-ja ka 78 pikë në pozitën e parë, gjashtë më shumë se Lensi, që është përcjellësi i parë i parisienëve.

Në rast të triumfit do të ishte titulli i 11-të për PSG-në, që do të ishte rekord në Francë.

Artikuj të ngjashëm