Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani, është shprehur se bashkëkombësit e tij patën paraqitje fantastike ndaj Maltës në Ligën e Kombeve.
Në kuadër të xhiros së tretë të Grupit 3 në Ligën D, Kosova fitoi 3 me 1 ndaj Maltës, duke pësuar golin e parë pas 500 minutash lojë.
Portieri Ujkani ka thënë se ky gol erdhi si pasojë e gabimit në mbrojtje, ndërsa për fazën ofansive ka thënë Kosova se pati paraqitje fantastike.
“Ekipi ka qenë fantastik. Kemi luajtur shumë mirë. I kemi përfunduar aksionet që përpara s’kemi mundur. Arritëm të sulmonim. Portieri i tyre ishte fantastik me disa pritje fantastike. Patëm shtylla. Tash duhet të pushojmë”, ka thënë ai.
Sa i përket ndeshjes të dielën si mysafire e Ishujve Faroe, Ujkani ka thënë se do ta kenë vështirë për shkak se fusha do të jetë sintetike. Megjithatë, ai është shprehur optimist se do ta mbajë portën e paprekur.
-
Ujkani: Një rezultat fantastik para dy finaleve që na presin me Suedinë e Spanjën
-
Rrahmani thotë se Kosova reagoi mirë pas golit të pranuar
-
Ujkani thotë se puna grupore mund të shpërblehet
-
Kapiteni Ujkani e cilësoi shumë të bukur fitoren ndaj Burkina Fasos
-
Ujkani ka dy humbje përballë Zvicrës, pret fitore me Kosovën