Samir Ujkani është ndarë i lumtur që është kthyer në portë të Kosovës, por jo edhe me rezultatin.
Kosova pësoi 2:1 nga Greqia.
Ujkani u kthye në portë në vend të Aro Muriqit.
“Jam i lumtur për kthim në portë, Por rezultati na mërzit e na bën nervoz. Kjo ndeshja ka qenë më ekstra se tjerat për shkak të situatës historisë. Vijmë pas pandemisë dhe jemi takuar bashkë pas një kohe të gjatë. U vërejt që disa lojtarë nuk luajnë në klube. Golat Greqia i ka jep kur e këna hup topin. Por e kemi lojën tonë dhe vazhdojmë me këtë mentalitet, ky mentalitet na qon përpara. Na mungojn tifozët e ata vazhdimisht na dërgojnë para. Nuk kërkojmë alibi, me punë mund të përparojmë. Kemi pranuar goditjen dhe duhet të reagojmë mirë që të punojmë maksimalisht dhe të kthehemi në nivelin që jemi. Deri atëherë ndoshta kthehen edhe tifozët. Nuk duhet të kqyrim gjërat negative, por me pozitivitet. Shpresojmë të kthehemi te sukseset”, ka thënë Ujkani.