Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ujkani e vlerëson skandaloz gjyqtarin Bognar

Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani, e ka vlerësuar skandaloz gjyqtarin hungarez Tomas Bognar.

Ai tha se gjyqtari kryesor i ndeshjes ka ndikuar në rezultatin të cilën e mori Kosova të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Kemi humbur në mënyrë të çuditshme. Gjyqtari mund të themi se ishte skandal. Shanset i kishim. Kemi mundur të bënim më shumë në çdo aspekt. Ka ndodhur kështu tash dhe e kemi një tjetër ndeshje të vështirë. Nuk kam qejf të flas për gjyqtar, por ai nuk e ka respektuar ekipin dhe Kosovën. Më vjen keq sepse ne provojmë t’i respektojmë të gjithë. Unë gabova dhe e pranuam golin e parë. Por, nuk duhet të jetë kjo arsye pse humbëm. Patëm raste, nuk e deshi fati të shënonim. Provuam, por penalltia na gjunjëzoi. Shkojmë në Spanjë për ta dhënë maksimumin e të kthehemi me pikë në Kosovë”, nënvizoi portieri kosovar, pjesë e Torinos.