Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Analistët nuk pajtohen me Ujkanin që “gjyqtari ishte skandaloz”

Portieri i Kosovës, Samir Ujkani, e ka cilësuar skandaloz referimin e gjyqtarit Tamás Bognár në ndeshjen kundër Suedisë.

Ndaj këtyre deklarimeve kanë reaguar analistët në Sportin Total në KTV.

“Mundesh të arsyetohesh gjithmonë. Nuk mund të themi që gjyqtari e ka dëmtuar Kosovën”, ka deklaruar Erdin Hashani.

Qendresa Krelani është habitur me deklarimin e Ujkanit derisa ka thënë që ky portier do duhej pensionuar.

"Unë s’e kam menduar që do të jetë opsion i dytë Samir Ujkani. Janë katër portierë dhe ai s’duhej të ishte as i dyti. Kam menduar që nëse e ka inkuarduar me Lituaninë, do ishte ndeshje përshëndetëse për Ujkanin”, ka deklaruar Qendresa Krelani.