Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Uiski i Kupës së Botës dhe lufta e ftohtë

Një seri ngjarjesh të jashtëzakonshme u vunë në lëvizje pas fitores 1:0 të Gjermanisë Lindore kundër Gjermanisë Perëndimore në Kampionatin Botëror të vitit 1974.

Njëherësh, kjo ishte ndeshja e vetme e futbollit e luajtur ndërmjet dy ekipeve të një kombi, por që kishin ideologji të kundërta që çoi në ndarjen e vendit pas Luftës së Dytë Botërore, shkruan BBC.

Pas rënies së Gjermanisë naziste, Lindja komuniste u bë një shtet satelit i Bashkimit Sovjetik, derisa Perëndimi kapitalist u formua nga zonat e okupimit të administruara nga Amerika, Britania dhe Franca, përcjell sot Koha Ditore.

Deri në vitin 1964, ata konkurruan së bashku në Lojërat Olimpike - si ekip i bashkuar i Gjermanisë. Por Muri i Berlinit i ndërtuar nga Gjermania Lindore dhe i ngritur tre vjet më parë (1961), ishte një shenjë e zvogëlimit të ngrohtësisë politike, dhe kur Erich Honecker mori drejtimin e partisë së vetme të Gjermanisë Lindore në vitin 1971, ai njoftoi se unifikimi me Perëndimin nuk ishte më objektiv.

Për vite të tëra, gjermanët e Lindjes refuzuan të luanin futboll me Gjermaninë Perëndimore. Kjo përballje shihej më shumë sesa një rrezik, edhe pse më herët Lindja e kishte mposhtur Perëndimin në disa sporte si noti e peshëngritja...(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)