Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Uellsi mund të luajë miqësore me Kosovën

Uellsi duhet të zhvillojë një ndeshje miqësore para kualifikimeve për EURO 2020 dhe një prej kandidateve është edhe Kosova.

BBC raporton Uellsi është në grup me pesë përfaqësuese dhe secilës prej tyre do t’i duhet të zhvillojë dy ndeshje gjatë orarit të lirë.

Uellsi nuk ka ndeshje për 21-23 mars dhe 8-10 shtator të vitit 2019.

Menaxheri i përfaqësueses Ryan Giggs dhe Federata e Uellsit janë duke diskutuar për t’u përballur me një prej këtyre përfaqësueseve: Gjermaninë, Danimarkën, Kosovën dhe Serbinë. Të gjitha këto përfaqësuese janë të lira për muajin mars.

Artikuj të ngjashëm