Uellsi ka shënuar fitore të rëndësishme në shtëpi, duke e mposhtur Bjellorusinë me rezultatin 5:1.
Në pjesën e parë vendasit shënuan dy gola. Fillimisht Aaron Ramsey e dërgoi në avantazh skuadrën në minutë e tretë për 1:0.
Neco Williams në minutën e 20-të dyfishoi epërsinë. Asistoi Gareth Bale.
Dominimi i vendasve vazhdoi edhe në pjesën e dytë. Ramsey në minutën e 50-të nga pika e bardhë shënoi për 3:0.
Mbrojtësi i Tottenhamit, Ben Davies ngriti epërsinë në 4:0. Mysafirët ngushtuan epërsinë në 4:1 me golin e shënuar nga Artem Kontsevoy.
Edhe
Bale shpallet lojtar i ndeshjes
Por vendasit shënuan edhe një herë me Connor Roberts për rezultatin 5:1.
Pas kësaj fitoreje, Uellsi është në pozitën e dytë me 14 pikë në grupin E, tri më shumë se Çekia, që është në vendin e tretë.