UEFA do t’i nisë hetimet për zërat që janë dëgjuar gjatë transmetimit të shortit për Evropianin e vitit të ardhshëm.
Zërat e “çuditshëm” u dëgjuan kur Zvicra u caktua të dalë në Grupin A me Skocinë, Hungarinë dhe nikoqiren, Gjermaninë.
Të njëjtit zëra janë dëgjuar edhe në ceremoninë e shortit të Kupës FA, kur Liverpooli u caktua të luante me Wolverhamptonin.
“Youtuberi” Daniel Jarvis e ka marrë përgjegjësinë për të dyja këto raste.
“Ishim ne. Ne hymë aty, e futëm telefonin, dhe ata zëra u lëshuan në shortin e ‘Euro 2024’”, u ka thënë ai shikuesve në YouTube.
Shorti për Euro 2024 u tërhoq të shtunën mbrëma.