Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

UEFA ndryshon rregullat në Ligën e Kampionëve dhe në Evropa Ligë

UEFA ka marrë vendim për ndryshimin e disa rregullave në Ligën e Kampionëve dhe në Ligën e Evropës.

Nga sezoni i ardhshëm i garave evropiane, lojtarët do të kenë të drejt të luajnë për dy klube të ndryshme në të njëjtën garë.

Deri më tani, lojtarët që ndërronin klub në janar nuk mund të luanin për klubin e dytë në Ligën e Kampionëve ose në Evropa Ligë, nëse ata veç kishin luajtur për ekipin e parë.

Zëvendësimi i katërt do të lejohet në kohën shtesë të ndeshjeve të fazës së eliminimit, derisa në finale do të lejohen 12 rezervistë.

Këtë sezon, Barcelona nuk ka pasur drejtë të përfshijë në ekipin e Ligës së Kampionëve, Philippe Coutinhon, pasi braziliani kishte luajtur në këtë garë me Liverpoolin.

Ngjashëm ndodhi me Pierre-Emerick Aubameyang, i cili nuk mund të luajë për Arsenalin në Evropa Ligë pasi më herët ka luajtur me Borussia Dortmundin.