Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

UEFA ndan 1 milion euro për FFK-në

Si shpeshherë, UEFA do të ndihmojë federatat e futbollit në Europë me ndihmë financiare.

Në fjalimin hapës të Kongresit të Zakonshëm të mbajtur sot nga presidenti i UEFA-s, Aleksandër Çeferin, u njoftua se të gjithë institucionet e futbollit në kontinent do të përfitojnë nga 1 milion euro ndihmë financiare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në këtë mënyrë, buxheti i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës do të rritet me një shumë të konsiderueshme, transmeton Kosovapress.

“Falë suksesit financiar të UEFA-s, jemi të lumtur që lajmërojmë se të gjitha federatat do të përfitojnë nga 1 milion euro për të përballuar shpenzimet operacionale apo projekte”, u shpreh Çeferin.

Gjatë zhvillimit të punimeve të Kongresit të Zakonshëm që po mbahet në Helsinki të Finlandës, do të zhvillohen zgjedhjet për Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, ku presidenti i FSHF-së, Armand Duka, është njëri prej kandidatëve që pretendon një vend në qeverinë e futbollit europian.