Sport

UEFA mohon se ka ftuar Argjentinën në Ligën e Kombeve

Foto: Reuters

Konfederta e Futbollit të Evropës (UEFA) ka mohuar raportimet e Fox Sports se e ka ftuar Argjentinën të marrë pjesë në Ligën e Kombeve.

Fox Sports të dielën mbrëma raportoi se Argjentinës i është ofruar një vend në Ligën e Kombeve të UEFA-s në rast se vendos të mos marrë pjesë në Copa America, raporton “Koha Ditore”.

Argjentina ishte ndarë e pakënaqur me referimin në Copa America këtë vit, ku ylli Lionel Messi tha se gara është kurdisur për të fituar Brazili atë.

"Nuk ka asnjë të vërtetë në raportimin se Argjentinës i është kërkuar të marrë pjesë në gara të UEFA-s apo të jetë anëtarë e UEFA-s. UEFA kurrë nuk është futur në diskutime për këtë çështje dhe nuk do të futet në to. Mirëpo, në shpirt të miqësisë, UEFA sigurisht se do ta ftojë Argjentinën si mysafire speciale për të shikuar çdo garë të UEFA-s në çdo kohë", është thënë në komunikatë të UEFA-s.