Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Çfarë kërkese ka paraqitur Argjentina në FIFA?

argjentina

Argjentina do të përballet me Anglinë të mërkurën në gjysmëfinale të Kupës së Botës. 

Mediume të huaja kanë raportuar se Argjentina ka paraqitur kërkesë në FIFA që ta lejojë të paraqitet me fanellën e kaltër të mbyllët kundër Anglisë.

Argjentina e ka mposhtur dy herë Anglinë, në Kupën e Botës 1986 dhe në vitin 1998. 

No description available.

“Interesante është që Argjentina ka veshur fanellën e kaltër të mbyllët në vend të fanellës së saj tradicionale me vija të kaltra dhe të bardha në dy fitoret ndaj Anglisë, dhe duket se po përpiqen ta rishkruajë historinë”, shkruan “Sportbible”.

Sipas gazetarit argjentinas Gaston Edul, i pranishëm në Botërorin që po mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada, Argjentina i ka kërkuar FIFA-s leje për të veshur fanellën e saj të kaltër.

Edhe Qëndrueshmëria e Anglisë do të testohet seriozisht në gjysmëfinale Botërori 2026 6 o. më parë Qëndrueshmëria e Anglisë do të testohet seriozisht në gjysmëfinale

Kërkesa nuk është miratuar, por një vendim përfundimtar pritet të merret të martën, më pak se 24 orë para ndeshjes gjysmëfinale.

Anglia si vendase do ta bartë fanellën e saj të bardhë.

No description available.