UEFA ia kishte dhënë rastin Osasunas që të merrte pjesë në edicionin e ri të Ligës së Konferencës, ndërsa të premten ia hoqi një të drejtë të tillë.
Klubi spanjoll ishte kualifikuar për garën evropiane, pasi përfundoi në vendin e shtatë në La Liga.
Megjithatë besohet se një akuzë për ndeshje të kurdisur nga edicioni 2013/14 ka bërë që UEFA të marrë masa.
“Club Atletico Osasuna ka marrë përgjigje të premten pasdite nga konkluzionet e raportit të nxjerrë nga inspektorët e Komitetit të UEFA-s për Kontroll, Etikë dhe Disiplinë. Në raport thuhet se inspektorët kanë deklaruar se ‘klubi nuk është i kualifikuar për të marrë pjesë në Ligën e Konferencës 2023/24’, duke ia mohuar të drejtën e pjesëmarrjes në garat evropiane që me meritë është fituar në fushë”, ka shkruar klubi të premten në sajtin zyrtar.
“Arsyeja kthehet prapa për shkak të disa ngjarjeve që kanë ndodhur në edicionin 2013/14 dhe të cilat, në opinionin e UEFA-s, bien ndesh me rregulla të garës”, ka vazhduar tutje Osasuna në komunikatë.
Edhe
UEFA dorëzohet, Osasuna rikthehet në Ligën e Konferencës
Inspektorët e UEFA-s kanë konsideruar se vendimi i Gjykatës Supreme që ka dënuar disa ish-drejtorë të klubit, mjafton që skuadra të mos e ketë shansin të luajë në garat kontinentale të futbollit.
Osasuna i është përgjigjur edhe më ashpër dënimit nga trupi qeverisës i futbollit evropian.
“I forti kundër të dobëtit dhe i dobëti kundër të fortit, gjykatat e UEFA-s nuk kanë dashur ta kenë parasysh se ishin vetë gjykatat spanjolle ato që kanë deklaruar se Osasuna ka qenë viktimë e shmangies së parave prej organeve të larta, Kuvendit dhe vetë mekanizmit të kontrollit të klubit nga disa ish-drejtorë”, ka shtuar tutje klubi i Osasunas.
Zemërimi i Osasunas është krejtësisht i kuptueshëm, kurse “Football-Espana” ka shkruar se klubi i vendit të tetë në La LigaAthletic Bilbao, tani është në radhë për ta zënë vendin e Osasunas nëse vendimi nuk ndryshohet.
Liga e Konferencës është gara e tretë më e rëndësishmja pas Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës. Por çdo vit po merr vëmendje të madhe nga klubet dhe tifozët.
Edhe
UEFA pajtohet që Juve të tërhiqet nga Liga e Konferencës
Dy fituesit e parë të Ligës së Konferencës janë Roma dhe West Ham Unitedi.
Për fat të keq, Osasuna nuk pritet ta ketë përvojën evropiane edhe për të paktën një vit tjetër.