Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

UEFA e dënon me tri ndeshje Walkerin

Kyle Walker është pezulluar nga UEFA me tri ndeshje moslojë në Ligën e Kampionëve pas kartonit të kuq që e mori në duelin mes Manchester Cityt e Leipzigut.

Mbrojtësi i krahut të djathtë pati një ndërhyrje të ashpër ndaj sulmuesit Andre Silva në takimin e fazës së grupeve të Championsit.

Për shkak të këtij pezullimi, Walker do t’i mungojë Cityt në dy ndeshjet e 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve ndaj Sportingut të Lisbonës.

31-vjeçari do të mungojë edhe në ndeshjen e parë çerekfinale në rast se City kualifikohet në këtë fazë.