UEFA do të marrë vendim për të pezulluar ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe të Ligës së Evropës në një afat të pacaktuar, pas përhapjes së koronavirusit, shkruan gazeta “Marca” të enjten, transmeton Koha.net.
UEFA pritet të dal së shpejti me vendimin zyrtar
Futbollistët e Juventusit dhe të Real Madridit janë në karantinë shkaku i koronavirusit. Mbrojtësi i Juventusit, Daniele Rugani është testuar pozitiv me koronavirus të mërkurën, ndërsa të enjten është njoftuar se një basketbollist i Realit është infektuar me virusin. Klubi madrilen ka vendosur të izolojë si skuadrat e futbollit ashtu edhe basketbollit, për faktin se skuadrat stërvisin në të njëjtin kompleks.
Po ashtu Euroliga në basketboll ka marrë vendim që të pezullojë ndeshjet.
-
Liga e Kampionëve dhe e Evropës, të gatshme për rifillim
-
UEFA shtyn finalen e Championsit, pa vendim për terminin e ri
-
Ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës pritet të pezullohen shkaku i koronavirusit
-
UEFA anulon Ligën e Kampionëve për të rinj
-
UEFA anulon zyrtarisht Kampionatin Europian U19, shkak koronavirusi