UEFA ka konfirmuar se edicioni 2020/21 i “Youth League” nuk do të kompletohet, pasi Komiteti Ekzekutiv është pajtuar që t’i mbrojë futbollistët e rinj. Lajmi është konfirmuar nga vetë UEFA nëpërmjet një komunikate.
“Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur që ta anulojë edicionin 2020/21 të UEFA Youth League për shkak të pandemisë COVID-19”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e shtëpisë evropiane të futbollit. “Kufizimet e udhëtimeve te klubet pjesëmarrëse kanë shkaktuar probleme të mëdha në organizimin e ndeshjeve dhe dy klube tashmë ishin larguar nga gara”, shkruhet tutje.
Komiteti Ekzekutiv ka shtuar po ashtu se nuk ka gjasa që ky sezon i Ligës së Kampionëve për të rinj të nisë më vonë për shkak se shëndeti dhe siguria e lojtarëve të rinj duhet të ketë prioritetin më të madh të mundshëm.
-
UEFA anulon evropianët U-19
-
UEFA anulon zyrtarisht Kampionatin Europian U19, shkak koronavirusi
-
UEFA nuk lejon ekipet e reja të Rusisë të luajnë në kualifikime
-
Nga viti 2024, mund të ketë ndryshime në formatin e “Championsit”
-
Lojtarët që do të luajnë në Superligën Evropiane ndalohen të paraqiten për përfaqësueset e tyre